Gjesti i mrekullueshëm/ Këngëtarja shqiptare shkoi deri në Itali për të surprizuar fansin e sëmurë (FOTO) – AlpeGossip
Gjesti i mrekullueshëm/ Këngëtarja shqiptare shkoi deri në Itali për të surprizuar fansin e sëmurë (FOTO)

Gjesti i mrekullueshëm/ Këngëtarja shqiptare shkoi deri në Itali për të surprizuar fansin e sëmurë (FOTO)

Aldo Skeja është 6 vjeç dhe është shtruar në spitalin e Xhenovas në Itali, pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Djali ka lindur me një vrimë në shtyllën kurrizore dhe kjo i shkakton shumë infeksione në trup dhe ai  nuk ka ecur dhe nuk ka folur asnjëherë. Por kjo nuk e pengon të adhurojë muzikën, sidomos këngët e Arinda Gjonit, të cilin e kishte ëndërr ta takonte.

Pasi mësoi këtë rast, këngëtarja është nisur menjëherë në Xhenova dhe ka bërë realitet ëndrrën e vogëlushit. E ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, Arinda Gjoni rrëfeu e emocionuar takimin me 6-vjeçarin.

“Sapo mora vesh këtë direkt kam prerë biletën për në Xhenova. Kur pash videon e tij m’u këput shpirti. Nuk e mendova dy herë dhe u nisa për ta takuar. Kur arrita aty babi i tij filloi të qante nuk e besonte që isha aty. Kishim dyshime nëse do të më njihte djali, por ai më njohu dhe filloi të llastohej, më ka përqafuar fort. Është një rast shumë i dhimbshëm. Ai tashmë ka bërë operacionin dhe mjekët i kanë dhënë shpresë” tregoi këngëtarja e cila përmes emisionit i bëri apel të gjithëve të ndihmojnë vogëlushin i cili do vijojë të kurohet në Xhenova.