“JAM SHTATZËNË ME TURIN”/ Ja si i përgjigjet Orinda telefonatës së papritur: E mbaj unë bebin… – AlpeGossip
“JAM SHTATZËNË ME TURIN”/ Ja si i përgjigjet Orinda telefonatës së papritur: E mbaj unë bebin…

“JAM SHTATZËNË ME TURIN”/ Ja si i përgjigjet Orinda telefonatës së papritur: E mbaj unë bebin…

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e moderatores së njohur, Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila ka pretenduar se e njeh bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, prej dy vitesh.

Jo vetëm kaq, Anxhela e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Turi tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar dhe më pas i thotë “ah sa keq më vjen për ty”. Madje kur Anxhela i thotë se nuk do e heqë fëmijën, Huta thotë ‘sigurisht që jo se është mëkat’. Por jo vetëm kaq, pasi i thotë se mund t’a mbajë ajo.

Këtu ndërhyn Visjani, i cili i thotë se është Turi por që Orinda e kuptoi se nuk është ai. Ndërsa e pyetur nga Salsano nëse e kishte besuar në ndonjë moment atë që i tha Anxhela, moderatorja e njohur u përgjigj se jo.

Pjesë nga biseda:

Anxhela: Unë jam Erjola, jam një e njohur e Turit

Orinda: Po

Anxhela: Se në fakt e kam i çik me siklet që të mora në telefon, po ka arritur një pikë që duhej t’a ndaja me patjetër këtë shqetësim që kam. Unë e njoh Turin që para dy vitesh nga Këshilli Bashkiak. Numrin tënd e mora nga ai. Turi ka diku te 3 javë që më mua ka bllokuar numrin dhe nuk kam asnjë mundësi që t’a kontaktoj. Edhe kur mundohem me numra të tjerë m’a mbyll e thotë ‘nuk dua të kem më me ty të bëj’.

Orinda: Po pse t’a ka bllokuar moj xhan?

Anxhela: Shiko, ne pasi u njohëm dy vite më parë, nisëm të flisnim goxha më shumë, u afruam. Nisëm një lidhje të fshehtë

Orinda: Ëhë edhe? Pse të ka bllokuar ty?

Anxhela: Tani më ka bllokuar se i tregova se jam…

Orinda: Shumë mirë ka bërë, ça do ti tani?

Anxhela: Nuk është kaq kollaj, se unë jam 5-muajshe shtatzënë

Orinda: Ah sa keq më vjen për ty

Anxhela: Edhe këtë ia thashë para 3-javësh kur më bllokoi

Orinda: O sa keq, shumë keq më vjen për ty. Po mirë, kur të mundesh të lidhesh me Turin, lidhu kur të duash, edhe gjejeni gjuhën e njëri-tjetrit

Anxhela: Nuk kam si të lidhem me të, ai nuk pranon të lidhet me mua që të flas. Të paktën të mbajë përgjegjësi për fëmijën. Unë këtë fëmijë nuk do t’a heq, kjo është pak por e sigurt.

Orinda: Po patjetër, fëmija nuk mund të hiqet kurrsesi se është mëkat. Për Zotin është mëkat. Është se si të vriste një njeri. Sigurisht që nuk do e heqësh, është gjynah.

Anxhela: Tani vetëm nëse unë vij në shtëpinë tuaj ose do të lërë ty pastaj

Orinda: Ça do më lësh, do më lësh bebin? E mbaj, nuk ka problem

Anxhela: Jo, të të lërë ty dhe të vij tek unë

Orinda: Nuk do më lërë mua, do e lë unë

Visjani: Orinda, Turi jam

Orinda: Hë shpirt

Visjani: Hë shpirt

Orinda: Se kam me ty e kam me kalamanin që kam përballë

Visjani: Thashë se më the mua se Turi jam

Orinda: Po vetëm Turi nuk je ti

Visjani: Orinda, o e ke kuptuar se jemi Top Albania Radio o nuk ka mundësi domethënë