“VLEN MË SHUMË…”/ Klajdi Haruni zbulon dhuratën që Flor Mumajesi i ka bërë pasi mori vesh lajmin që ai do të bëhej baba – AlpeGossip
“VLEN MË SHUMË…”/ Klajdi Haruni zbulon dhuratën që Flor Mumajesi i ka bërë pasi mori vesh lajmin që ai do të bëhej baba

“VLEN MË SHUMË…”/ Klajdi Haruni zbulon dhuratën që Flor Mumajesi i ka bërë pasi mori vesh lajmin që ai do të bëhej baba

I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Klajdi Haruni. Këngëtari i njohur i cili së fundmi është bërë baba ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience të bukur dhe mjaft të re për të sigurisht. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me Jonidën dhe Elonën.

Përveç eksperiencës së tij si baba nuk mund të mungonin edhe pyetjet në lidhje me muzikën dhe karrierën e tij. Duke qenë që Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi sollën në BBV këngën e tyre më të re “Yjet” por ende nuk kanë nxjerrë videoklipin e saj, Jonida e pyeti se kur pritet që dyshja ta publikojnë atë?

Ne e duam shumë atë këngën dhe klipi është shumë i bukur, gati në përfundim dhe do ta kemi shumë shpejt për të gjithë. Besoj që do të jetë shumë shpejt por nuk di një datë sepse me këtë këngë na kanë dalë afatet shumë herë. Është një projekt që është bërë me shumë dashuri sepse kemi pasur goxha xhirime të ndryshme, e kemi xhiruar disa herë klipin sepse nuk ka dalë ashtu si kemi dashur ne. Por shpresoj që e kemi shumë të bukur dhe me dashuri. 

A është duke punuar Klajdi me ndonjë projekt të ri sa i përket fushës së muzikës?

Të tregoj të drejtën këto 10 ditë nuk e kam pasur mendjen fare. 

Duke u rikthyer edhe njëherë tek ardhja në jetë e vajzës Hea, Elona e pyeti Klajdin se cila ka qenë dhurata që Flor Mumajesi i ka bërë kur lindi vajza?

Dhurata e parë fare që ka qenë një nga më të shtrenjtat për mua ka qenë kur sapo kisha marrë vesh lajmin që Orgesa është shhtatzënë dhe kur kam shkuar në studio për t’ia thënë Florit dhe ai ka bërë një melodi shumë të bukur. Atë që kemi vendosur tek klipi për Gender Reveal dhe kjo besoj që është dhurata që vlen më shumë nga të gjitha.