ME TRAJTIME TË BËRA NË SHTËPI/ Kështu mund të kujdeseni për lëkurën tuaj – AlpeGossip
ME TRAJTIME TË BËRA NË SHTËPI/ Kështu mund të kujdeseni për lëkurën tuaj

ME TRAJTIME TË BËRA NË SHTËPI/ Kështu mund të kujdeseni për lëkurën tuaj

Ndryshimet e menjëhershme te temperaturave dhe i ftohti influencojnë negativisht ne lëkurën tuaj. Lëkura është organi me i madh ne trupin e njeriut dhe duke qene se përballet me faktor te ndryshëm ne muajt e ftohte, ph i lëkurës mund te ndryshoj duke e bere atë me te ashpër dhe te irrituar. Kështu me disa trajtime te bëra ne shtëpi do te kujdeseni për lëkurën ashtu siç duhet. Ja disa maska te cilat mund ti bëni ne shtëpi ju vet.
1. Maske me kamomil Kamomili është nder bimët qe nuk duhet te mungoje ne shtëpi me te mund te përgatitni maska ne shtëpi. Siç mund ta dini kamomili ka vlera te shumta nder me te njohurat qetësuese dhe anti inflamatore. Kështu nëse lëkura juaj është veçanërisht e skuqur, e irrituar apo e ashpër spruconi pak ujë me kamomil ne fytyre dhe do te shihni qe efektet e ujit me kamomil do te jene menjëherë te dukshme.
2. Vaj argani Nëse lëkura juaj është e thate nga i ftohti atëherë këshilla është te aplikoni disa pika vaj argani pasi te keni lare me pare fytyrën ne mënyrë qe poret e lëkurës janë te hapura dhe e përthithin me mire vajin e arganit. Përveç se ushqyes vaji i arganit ka një efekt regjenerues për lëkurë te thate dhe për këto arsye është shume i përdorshëm për maska te bëra ne shtëpi.
3. Gjalpë karite Është ideal për trajtimin e duarve, bërrylave dhe këmbeve kur thahen nga i ftohti gjithashtu është një aleat i mire kundër akneve te vogla dhe gjithashtu për te hidratuar lëkurën për me tepër gjalpi i karite e bën lëkurën tuaj te bute dhe shume te lëmuar. Gjalpi karite ka një efekt kurues dhe rigjeneron qelizat.