Dështoi si i dashur, por si është si baba? Pas tradhtisë, flet partneri i Khloe Kardashian – AlpeGossip
Dështoi si i dashur, por si është si baba? Pas tradhtisë, flet partneri i Khloe Kardashian

Dështoi si i dashur, por si është si baba? Pas tradhtisë, flet partneri i Khloe Kardashian

Tradhtia e tij ndaj Khloe Kardashian ishte lajmi më bombastik i këtyre dy muajve dhe tani Tristan Thompson vendosi që, të fliste për herë të parë për jetën e tij.

Ai u kap në një video duke tradhtuar Khloe-n me një striptiste, vetëm disa ditë para se ajo të sillte në jetën vajzën e tyre. Në një intervistë për “Road Trippin”, basketbollisti 27-vjeçar foli për diferencën mes rritjes së një djali dhe një vajze.Ai është gjithashtu babai i një djali të quajtur Prince, me ish-të dashurën Jordan Craig.

“Pra keni një pjesëtare të re në familje? Mos të harrojmë edhe vogëlushin Prince”, u pyet Thompson nga moderatori Richard Jefferson.

 

“Po, Prince po rritet, po bëhet i madh. True ndërkohë fle, ha dhe hmmm… bën nevojën. Vetëm kaq bëjnë fëmijët, vetëm kaq”, tha 27-vjeçari.

Thompson u pyet nëse shikonte ndonjë ndryshim midis të paturit djalë dhe vajzë:

 

 

“Po, mendoj se kur je me vajzën je më shumë emocional. Ndërsa kur je me djalin, je i tipit: “Hej shoku, qetësohu, do të shkojë gjithçka mirë. Mos qaj!”. Por me True ndodh kështu: “True, çdo gjë do të rregullohet. Ti e di që na ke këtu. Babi është këtu për të të ushqyer. Jam unë. Hej shiko”. Është ndryshe, por është qejf. Është diçka që të ndryshon si njeri”.

Ndërsa pjesa e tradhtisë nuk u prek, Tristan deklaroi se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.