Po këta ç’patën? Almeda fotografohet duke bërë sherr me Tolgahan, aktori e kap nga flokët… (FOTO) – AlpeGossip
Po këta ç’patën? Almeda fotografohet duke bërë sherr me Tolgahan, aktori e kap nga flokët… (FOTO)

Po këta ç’patën? Almeda fotografohet duke bërë sherr me Tolgahan, aktori e kap nga flokët… (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, por jo vetëm. Ata janë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, por edhe turke, pasi Tolgahan është një ndër aktorët më të përfolur turq. Ata ndodhen aktualisht në Gocek duke shijuar bregdetin e bukur dhe rrezet e diellit. Miss Shqipëria ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj në instagram. Tolga dhe Almeda priten të vizitojnë disa plazhe në Turqi. Ata kanë marrë një jaht luksoz së bashku me disa miq të tyre.

Paparacët kanë fotografuar Almedën dhe Tolgahanin duke u grindur në jaht teksa aktori shihet ta ketë kapur prej flokësh bashkëshorten, por gjithçka në formë shakaje.

Almeda i ka postuar fotot duke i komentuar me mbishkrimet: “Stop dhunës ndaj grave”. Më poshtë sqaron se: Është shaka për të gjithë ata që se kuptojnë…

Në foton tjetër shihet e motra duke i ndarë, Almeda shkruan: “Supermenia ime u hodh direkt të më ndihmonte”.

Ndërs në fund Almeda sqaron dhe një herë se e gjitha ishte një shaka dhe në fund qeshën të gjithë.