I KUSHTOI KËNGË/ Pas ndarjes nga Xhensila aktori Bes Kallaku rinis një lidhje të re me… – AlpeGossip
I KUSHTOI KËNGË/ Pas ndarjes nga Xhensila aktori Bes Kallaku rinis një lidhje të re me…

I KUSHTOI KËNGË/ Pas ndarjes nga Xhensila aktori Bes Kallaku rinis një lidhje të re me…

Ndarja e Aktorit të humorit Bes Kallaku me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj ka qenë kohët e fundit kryefjalë e mediave rozë.

Dyshja i kanë dhënë fund një martesë shumëvjeçare e cila ndodhi krejt papritur. Së fundmi aktori i ka kushtuar një këngë këngëtares “Mosmirnjohja” e cila ka prekur shumë zemrat e fansave të tyre dhe kujtdo që e ka dëgjuar ndërkohë kjo e fundit ja ka kthyer me një poezi të postuar në Instagram.

Megjithatë kohët e fundit po përflitet për një mardhënie të re të aktorit me një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”.

Çiljeta Kormuzi është vajza e cila po perflitet të jetë në një romancë me aktorin e humorit. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Pavarësisht se rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë për shkak të problemeve që hasi nga familja e ish-bashkëshortit, ajo u bë e njohur për publikun shqiptar.

Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale. Ky ka qenë momenti që fansat kanë hedhur dyshimet se dyshja mund të kenë nisur një lidhje.

Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme. Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në koncertet e Besit dhe e ka postuar si një moment në Instagram.

Kur Çiljeta ishte pjesë e programit “Për’puthen” tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat.

Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.