Zbulohen të ftuarit specialë të “Miss Universe Albania”, janë emrat më të dashur të muzikës – AlpeGossip
Zbulohen të ftuarit specialë të “Miss Universe Albania”, janë emrat më të dashur të muzikës

Zbulohen të ftuarit specialë të “Miss Universe Albania”, janë emrat më të dashur të muzikës

Ka filluar prej disa ditësh përgatitja për ‘Miss Universe Albania’. 23 vajza janë përzgjedhur për të garuar deri në zgjedhjen e fitueses që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar “Miss Universe”.

Në datën 6 qershor, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve nata finale. Emocionet pritet të jenë të forta dhe si në çdo kompeticion bukurie të ftuarit special nuk do mungojnë. Këtë vit do të dhurojnë emocione këngëtarët më të dashur Çiljeta, Ylli Limani, Aurela Gaçe dhe Ledri Vula.