LOREDANA SAPO NA ZBULOI FOBINË E SAJ/ Ja për çfarë bëhet fjalë – AlpeGossip
LOREDANA SAPO NA ZBULOI FOBINË E SAJ/ Ja për çfarë bëhet fjalë

LOREDANA SAPO NA ZBULOI FOBINË E SAJ/ Ja për çfarë bëhet fjalë

Loredana dhe Mozzik kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërkohë dyshja janë edhe prindër një vajzë të quajtur Hana. Historia e tyre mes shumë ndarjeve dhe ribashkimve ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar si një ndër çiftet më të përfolur në publik.

Së fundmi, Loredana ka publikuar në Tiktok një video ku shihet duke kënduar “Tomorrow 2” nga Cardi B dhe GloRilla. Në sektorin e komenteve një ndjekës e ka pyetur reperen nëse ‘po mendon të martohet’ dhe mesa duket në këtë koment Loredana sapo zbuloi ‘fobinë’ e saj.

“Unë kam frikë nga martesa vëlla”– u përgjigj këngëtarja.

Mesa duket kjo frikë e reperes mund të lidhet dhe me romancën afatgjatë që pati me Mozzik pasi dyshja kanë pësuar shumë ulje ngritje përgjatë këtyre viteve.

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Kujtojmë se Mozzik publikoi këngën të titulluar “Të dua” të cilën ia deikon të bijës, Hanës. Në një dedikim të ndjerës, të cilin ai e ka konsideruar të fundit, reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën. Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”. “Edhe kur mami të gjëjë dikë / mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson / do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë,” thotë ai. (KLIKO)

Pas publikimit të projektit që u vlerësua pozitivisht nga ndjekësit në mediat online, sytë u drejtuan mernjëherë nga Loredana e cila shpesh dërgon mesazhe të koduara në rrjetet sociale me postimet e saj.

Ajo publikoi në Instagram një screenshot të këngës “Emotionally Scared” në orët e para të mëngjesit, pak orës pas publikimit të projektit të Mozzik.