Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara të shoëbizit shqiptar e cila së fundmi ka sjellë edhe një bashkëpunim me Noizyn.
Në rrjetet sociale artistja ka bërë një veprim që ka befasur të gjithë fansat, pasi ajo i ka propozuar publikisht martesë aktorit të njohur amerikan. Bëhet fjalë për Michael B. Jordan, aktorin që e duan të gjitha femrat.
Ajo gjithashtu ka postuar një foto ditën e djeshme ku shkroi: “Jam kjo që jam, nuk kam kohë për keqkuptime”.
Dufi mori shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj dhe një prej komentuesve ishte edhe futbollisti i famshëm Xherdan Shaqiri, i cili i komentoi 2 emoji me simbolin që Dafina ka bërë me duar, mirëpo ajo nuk ia ka kthyer komentin.