"BES KALLAKU DHE XHENSILA NË GJENDJE KRITIKE"/ Reagon aktori: Gjithçka e ka një limit...(FOTO) - AlpeGossip
“BES KALLAKU DHE XHENSILA NË GJENDJE KRITIKE”/ Reagon aktori: Gjithçka e ka një limit…(FOTO)

“BES KALLAKU DHE XHENSILA NË GJENDJE KRITIKE”/ Reagon aktori: Gjithçka e ka një limit…(FOTO)

Shpesh personazhet e njohur bëhen pjesë e lajmeve të rreme, që në shumë raste ndikojnë negativisht në jetën e tyre dhe të njerëzve të afërt. Rasti më i fundit është ai i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Në një media është publikuar një lajm, në të cilin thuhet se Besi dhe Xhensila kanë bërë aksident me makinë dhe se janë në gjendje kritike për jetën. Aktori i humorit nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka reaguar ashpër në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një pjesë të lajmit dhe krahas tij ka shkruar: “Gjithçka e ka një limit, deri këtu jo, nuk mund të kuptohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë”. Më tej ai ka treguar se si ai dhe Xhensila janë shumë mirë, por prindërit dhe gjithë familjarët ndihen keq kur lexojnë të tilla lajme.