PARALAJMËRIM PËR PRINDËRT/ Kjo lojë mashtron fëmijët që të dërgojnë foto nudo – AlpeGossip
PARALAJMËRIM PËR PRINDËRT/ Kjo lojë mashtron fëmijët që të dërgojnë foto nudo

PARALAJMËRIM PËR PRINDËRT/ Kjo lojë mashtron fëmijët që të dërgojnë foto nudo

Pedofilët e rrjeteve sociale kanë gjetur një mënyrë të re për të mashtruar fëmijët që të dërgojnë fotografi nudo.

Policët në Kanada kanë përhapur një paralajmërim për prindërit, të cilët duhet të largojnë fëmijët nga loja Fortnite.

Pasi i gjejnë në Instagram, pedofilët mashtrojnë fëmijët duke i kërkuar poza nudo dhe performanca të akteve seksuale. Ata thonë se do ti ndihmojnë në lojën Fortnite duke i dhënë një kod special.

Kjo gjë realizohet në këmbim të fotografive nudo ose videove provokuese. Në një deklaratë për shtyp, policët paralajmërojnë të rinjtë dhe prindërit rreth këtij fenomeni që po hetohet.