Natalie Portman veshi një fustan të frymëzuar nga balerinat nga Dior në tapetin e kuq të premierës së “Vox Lux” gjatë AFI Fest në Hollywood.
Për herë të parë, fustani u shfaq në sfilatën Dior Couture vjeshtë/dimër 2018 në Paris.
Dizajni i tyltë në rozë pudër u qep në atelien në Paris të Dior.
U nevojitën plot 45 metra tyl.
Fustani u qep i gjithi me dorë nga katër rrobaqepëse.
Produkti final u përfundua pas 250 orësh punë.
Natalie Portman në AFI Fest.
Kurrizi i fustanit është i hapur në formë V-je.