Sot, vogëlushi i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroi, mbush 3 vite nga ardhja në jetë.
Koha ka kaluar shpejt dhe Bieta përshkruan emocionet e bukura me të birin që në momentin që është bërë nënë.
Ajo dhe Albani e kanë surprizuar të voglin me një tortë e cila kishte lodrat e tij të preferuara dhe në oborrin e shtëpisë i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.
Teks prindërit i këndojnë, 3-vjeçari është totalisht i fokusuar tek torta dhe nis ta hajë pa fryrë ende qirinjtë.
“3 vjeç, 3 shoka Kroi, Tow Truck and The police car
Ps. ne kendojme, Artushi ha torten
”- janë fjalët e mami Bietës krahas videos së ëmbël të familjes që feston.