UPS! “Instagrami” i ka fshirë disa poza Rina Balajt dhe arsyeja paska qenë Bella Hadid (FOTO) – AlpeGossip
UPS! “Instagrami” i ka fshirë disa poza Rina Balajt dhe arsyeja paska qenë Bella Hadid (FOTO)

UPS! “Instagrami” i ka fshirë disa poza Rina Balajt dhe arsyeja paska qenë Bella Hadid (FOTO)

Vetëm pak minuta më parë, reperja Rina Balaj ka bërë një “rrëfim” në llogarinë e saj në Instagram, i cili lidhet me fustanin e saj të maturës dhe modelen Bella Hadid.

Gjithçka nisi pasi Bella “kopjoi” modelin e fustanit të Rinës në vitin 2017, ndërsa kjo e fundit deklaroi në Instagram se modelja kishte të njëjtin fustan me të.

Mirëpo, megjithëse Bella e kishte veshur fustanin 3 javë pas Rinës, Instagram-i i fshiu fotot e reperes shqiptare duke e mbyllur kështu këtë histori.

“3 vite më parë kisha mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. 3 javë më vonë po atë vit, Bella Hadid bëri të njëjtin fustan, madje edhe të njëjtën ngjyrë. Instagram-i i fshiu fotot e mia asokohe, kur thashë se Bella vodhi fustanin tim. Gjithçka në rregull, nuk do ta hedh në gjyq tani”- shkruante Rina me humor krahas fotos së fustanit.

Megjithatë, Rina sërish e kujton këtë skenë si një “padrejtësi” që i është bërë, ndërsa publikon foto të fustanit të Bella-s, i cili duket i njëjtë me atë të reperes.

 

“Ajo duket mirë dhe nuk po them që vodhi fustanin tim”- shkruan Rina.

Ku i dihet, mbase Bella është frymëzuar nga reperja shqiptare!