U KRITIKUA PËR DEGJENERIM QË PËRCILLTE TEK TË RINJTË/ “Përputhen” ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, ka plot… – AlpeGossip
U KRITIKUA PËR DEGJENERIM QË PËRCILLTE TEK TË RINJTË/ “Përputhen” ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, ka plot…

U KRITIKUA PËR DEGJENERIM QË PËRCILLTE TEK TË RINJTË/ “Përputhen” ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, ka plot…

Përputhen është një nga programet më të komentuara së fundmi në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes degraduese që përcjell te publiku.

Edhe pse gjuha e përdorur, tematikat e përzgjedhura dhe inskenimet e kryera kanë bërë që të klasifikohet si program me një shfaqje të dëmshme për shëndetin psikologjik të të rinjve, autorët kanë zgjedhur të vijojnë më tej pa kryer asnjë reflektim.

Programi më i ri i transmetuar në një fashë orari të pasdites kur ekrani i takon familjes, ka kaluar çdo fantazi erotike apo dhune psikologjike të trajtuar deri më sot në televizionet shqiptare, duke tjetërsuar totalisht edhe versionin origjinal.

Pavarësisht reagimeve të shumta që janë bërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë, Top Channel ka zgjedhur t’i kundërpërgjigjet përmes shifrave të audiencës.

Televizioni ka bërë një reagim ku thotë se për 38 episode “Përputhen” ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, me plot 51 milion klikime në You Tube.

Ndërkohë, që përveç klikimeve nuk trajtohet asnjë shqetësim i ngritur ku është kërkuar më shumë vetëpërmbajtje.

Në lajmin e përcjellë, në edicionin qëndror TCH shkruan:

“Disa nga programet kanë arritur në shifrën e 1 milion klikime për vetëm 1 episod . Me autorësinë e Olsa Muhametit dhe nën moderimin e Bora Zemanit, ky program tashmë ka hyrë në çdo familje shqiptare ne vend por edhe në diasporë Janë disa vajza përballë djemve, njohjet e tyre, xhelozitë, intrigat disa nga arsyet që e kanë kthyer këtë reality dashurie në një fenomen. Ngjarjet e së cilës sa vinë dhe bëhen me interesante”, njofton Top Channel. (TemA)