Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, duket se nuk e ka nisur mirë ditën e sotme (27 nëntor).
Kjo pasi asaj i kanë dëmtuar makinën të cilën kanë kanë tentuar ta vjedhin por në fakt nuk kanë gjetur asgjë brenda.
Lajmin e bëri vetë të ditur Xhuliana me anë të një video-je në InstaStory ku shprehej se personi që e ka bërë më mirë të tregojë vet pasi mund të merren vesh edhe pa e dërguar në polici.
“Atëherë në Lakrishtë nuk e di kush e ka bërë këtë dëm, por kushdo që e ka prishur makinën time siç po shihet ka hy brenda dhe asgjë nuk ka vjedhur, se nuk jemi budallenj që të lëmë gjëra të vlefshme në makinë”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ish-banorja e BBV shtoi: “Lajmërohu vetë ose ne i kemi edhe kamerat në këtë ndërtesë e mund të iu gjej. Sot po shkoj në polici, më mirë lajmërohuni vetë me rregulloni dëmin se sa të shkoj në polici edhe hyn në burg pastaj. Kushdo që e ka bërë të lajmërohet, përndryshe iu gjejmë edhe vetë”, ka përfunduar Nura.