Ditën e sotme Çiljeta dhe Alban Hoxha festojnë 6-vjetorin e lidhjes së tyre. Këngëtarja ka zgjedhur që jetën personale ta mbajë larg syrit të publikut, por sot ka postuar si rrallëherë një foto me partnerin e saj.
“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”, shkruan Çili krah fotos me Albanin.
Çiljeta dhe Albani kanë vendosur ta jetojnë historinë e dashurisë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.
Fotot e çiftit në rrjetet sociale numërohen me gishtat e dorës e po ashtu pak dihet rreth marrëdhënies së tyre.