“DONTE TË MA NGOPTE MUA” Arilena tregon si i propozuan për martesë – AlpeGossip
“DONTE TË MA NGOPTE MUA” Arilena tregon si i propozuan për martesë

“DONTE TË MA NGOPTE MUA” Arilena tregon si i propozuan për martesë

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Arilena Ara ka treguar se dy vite më parë i kanë propozuar të martohej me një djalë dhe i ati i tij i kishte shkuar në shtëpi për t’ja kërkuar dorën tradicionalisht.

“Para 2 vitesh vjen në shtëpi një zotëri nga shumë larg dhe i kërkon mamit dorën time. Djali vetë më kishte parë në televizor dhe më donte për grua. Donte të ma ngopte mua djalin e tij. ‘E kam djalin serioz, të mirë, kam derra, kam pula, kam lopë, prodhojmë kaq qumësht në vit. Madje djali im është aq i fortë sa ndeshet me arushën’, tha. Mami i tha që s’kemi vajzë për të martuar se janë të vogla, do mbarojnë shkollën. Ai tha të mendohemi dhe kishte sjellë një top të madh me gjalp. Mamit i pëlqeu ta mbante gjalpin me thënë të drejtën. Ja mori dhe i tha vajzën nuk ta jap. Iku ai, e mbajtëm topin”, tregoi Arilena.