A shfaq pabarazi gjinore spoti i “Shiko kush luan”? Ja mendimi i publikut – AlpeGossip
A shfaq pabarazi gjinore spoti i “Shiko kush luan”? Ja mendimi i publikut

A shfaq pabarazi gjinore spoti i “Shiko kush luan”? Ja mendimi i publikut

Vetëm pak orë më parë Luana Vjollca postoi në profilin e saj në Instagram videon promovuese të emisionit “Shiko kush luan” në Top Channel.

“Jam shume e lumtur t’ju prezantoj projektin tim më të ri për të cilin kam muaj që punoj fort, për ta sjellë këtë vit më pranë çdo familjeje shqiptare.”

Kështu shkroi moderatorja, krahas videos promovuese të emisionit që ajo vetë drejton.

Një burrë që punon deri vonë, një gjyshe që thur me shtiza, një grua që hekuros, një vogëlushe që mëson dhe një djalosh që luan me biçikletë. Këta janë personazhet që shfaqen në reklamën në fjalë. Personazhe që në fund të spotit lënë të gjithë veprimtaritë e tyre për t’u ulur para televizorit e për të ndjekur emisionin.

Vetëm pak orë pas publikimit të videos në fjalë në Instagram, një përdorues i kësaj mediaje sociale (emrin e të cilit nuk jemi të autorizuar ta bëjmë publik) shkroi në profilin e tij statusin e mëposhtëm.

Duke marrë shkas nga këto fjalë menduam të pyesim ndjekësit tanë se çfarë mendojnë rreth kësaj videoje.

A portretizon dhe promovon ky spot pabarazinë gjinore që ekziston në shoqërinë shqiptare?  Komentuesit në rrjetet sociale pohojn se kjo nuk e promovon.