LOREDANA PRET NË KONFERENCË GAZETARËT/ Flet avokati i saj: Ajo është… – AlpeGossip
LOREDANA PRET NË KONFERENCË GAZETARËT/ Flet avokati i saj: Ajo është…

LOREDANA PRET NË KONFERENCË GAZETARËT/ Flet avokati i saj: Ajo është…

Ditën e sotme, reperja Loredana Zefi do të presë në një konferencë të gjithë gazetarët dhe mediat për të treguar të vërtetën e ngjarjes së bujshme të këtyre ditëve.

Nëpërmjet një statusi në Instastoryn e saj, reperja tregoi se do të mbrohet nga dy avokatët, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku.

“Ju ftoj që sot me datët 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetën për rastin në Zvicër.”- shkruante Loredana në postim.

Një njoftim të tillë e ka ndarë me ndjekësit në Facebook edhe avokati i saj, Tomë Gashi.

“Konferencë për media sot në 12:00 në Emerald Prishtinë bashkë me yllin e repit Loredana Zefi.”