PASI U ZUNË PUBLIKISHT/ Young Zerka flet për sherrin me Samantën: Mosmirënjohëse – AlpeGossip
PASI U ZUNË PUBLIKISHT/ Young Zerka flet për sherrin me Samantën: Mosmirënjohëse

PASI U ZUNË PUBLIKISHT/ Young Zerka flet për sherrin me Samantën: Mosmirënjohëse

Një veprim i Young Zerkas në “Shiko kush luan” bëri namin pak javë më parë. Zerka u pyet se cili nga artistët nuk e meriton famën që ka dhe këngëtari zgjodhi foton e Samanta Karavellas.

Pas këtij veprimi, Samanta reagoi duke shkruar: “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”. E ftuar një javë më pas në “Shiko kush luan”, Samanta deklaroi se me Zerkën dhe Ronelën nuk do bashkëpunonte kurrë.

Ndërsa Zerka i cili pas postimeve të Samantës nuk kishte reaguar, foli për herë të parë sot në “Prive”.

“Unë nuk njihem që shkaktoj sherre, gjithmonë mundohem t’i shmang këto gjëra. Isha në një pozitë që duhet të zgjidhja. Unë ashtu e shoh. Nuk e di pse personi e mori aq personale, siç e patë vetë çfarë nxori. Më vjen keq për njerëzit që janë mosmirënjohës. Gjithsesi i urojmë suksese kushdo që të jetë”, u shpreh Zerka.