SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Fatma zbulon se ç’do i mësojë së pari të birit dhe na përloti – AlpeGossip
SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Fatma zbulon se ç’do i mësojë së pari të birit dhe na përloti

SHTATZËNË PËR HERË TË PARË/ Fatma zbulon se ç’do i mësojë së pari të birit dhe na përloti

Siç dihet moderatorja shumë e dashur e ekranit, Fatma Methasani, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Alfio do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë.

Së fundmi Fatma ishte pjesë e rubrikës ‘Një ditë me Dojnën’ në ‘Pop Culture’ dhe duke qenë se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, intervista është zhvilluar në shtëpinë e saj për t’u ndjerë sa më rehat.

Moderatorja ka folur gjerë e gjatë për periudhën e shtatzënisë duke treguar se nuk ka neps të madh, thjesht i flihet shumë gjumë. Ajo është shprehur se pritja e ëmbël e ka ndryshuar plotësisht si njeri dhe se mezi po pret që fëmija të vijë në jetë.

Mes të tjerash, Fatma ka zbuluar se një ndër gjërat që do t’i mësojë të birit është të gjejë një vajzë që t’i shkëlqejnë sytë kur të flasë për të, ashtu siç i shkëlqejnë asaj për Alfion. “Do i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë. Që të jem realiste do i thosha: ‘E sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd. Qëllimi i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një vajzë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty’”, është shprehur Fatma.