NGA PËRQAFIMI ME VAJZËN MISTERIOZE, TEK “RIVALITETI” ME ALBAN SKËNDERAJ/ Flori ishte qendra e vëmendjes në festën e Arilenës (FOTOT) – AlpeGossip
NGA PËRQAFIMI ME VAJZËN MISTERIOZE, TEK “RIVALITETI” ME ALBAN SKËNDERAJ/ Flori ishte qendra e vëmendjes në festën e Arilenës (FOTOT)

NGA PËRQAFIMI ME VAJZËN MISTERIOZE, TEK “RIVALITETI” ME ALBAN SKËNDERAJ/ Flori ishte qendra e vëmendjes në festën e Arilenës (FOTOT)

Flori Mumajesi ka tërhequr vëmendjen mbrëmë në festën e ditëlindjes së organizuar për 22 vjetorin e Arilena Arës, dhe na duhet të themi se urimi i ëmbël për këngëtaren nuk është asgjë para këtyre pamjeve që duhet të shihni më poshtë!

Ka qenë Labinot Gashi ai i cili ka ndarë disa foto dhe video të Florit me një vajzë elegante, me të cilën kantautori qëndron shumë afër!

Madje të gjithë vendosën t’i drejtohen asaj si “Flutura” dhe nuk e dimë nëse ky ishte emri i vajzës, apo një kod mes miqsh që i referoheshin diçkaje tjetër (një titulli kënge mbase).

Në njërën nga fotot Flori u shfaq duke përqafuar vajzën elegante, ndërkohë gjatë këngës së ditëlindjes së Arilenës, shohim se në tavolinë me Florin qëndron një vajzë mjaft simpatike!

Të jetë vallë ajo Flutura?!

Por festa nuk mbaron me kaq, pasi Flori dhe Alban Skënderaj mund të na kenë dhënë lajmin më të bukur për një bashkëpunim mes tyre. Duke bërë shaka me marrëdhënien plot urrejtje që ekziston prej kohësh mes tyre, Flori tha:

“Kemi një urrejtje të brendshme të dy prej një jetë, po që kënga do të bëhet. Se kush do ta bëjë se di, a ky a unë!”

Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit, dhe Labi nuk i ndahej Florit duke e pyetur për Fluturën e famshme!

A mund ta dimë kush është Flutura?