Njësoj ka vepruar edhe së fundmi, përmes një postimi në InstaStory ajo ka kujtuar babain me rastin e tetë vjetorit të vdekjes.
“Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Janë bërë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë. Ishte e vështirë të mos kisha një baba, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, ka shkruar Beatrix.