Robert Berisha trazon rrjetin: Nuk kam gjë me Duan, Ritën apo Majlindën, por Era Istrefi është më përpara! - AlpeGossip
Robert Berisha trazon rrjetin: Nuk kam gjë me Duan, Ritën apo Majlindën, por Era Istrefi është më përpara!

Robert Berisha trazon rrjetin: Nuk kam gjë me Duan, Ritën apo Majlindën, por Era Istrefi është më përpara!

Sot u konfirmua zyrtarisht se Era Istrefi do të jetë zëri zyrtar i himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit që do të mbahet në Rusi këtë vit.

Menjëherë pas kësaj, të gjitha mediat shqiptar e ato kosovare dhe komentues kanë komplimentuar Erën, por kunati i saj, Robert Berisha e ka çuar urimin në një tjetër nivel.

Në një postim në Instagram, ai shkruan: “Nuk kam asgjë kundra Dua Lipës, as Rita Orës, as Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, krenar që të gjithë shqiptarët po ecin dhe po na zbardhin fytyrën!”

“Po ama, Era Istrefi është artistja e parë që prej Kosovës me këngët e tekstet e saj ka ndezur publikun jashtë dhe do të shkojë shumë, shumë lart. Duhet të kënaqemi dhe jo të xhelozojmë! Rroftë Kosova omotra e vëllezër!”, – shkruan Roberti në Instagram.

Më shumë se sa një urim, kjo duket si një përgjigje e Robertit ndaj dikujt që nuk është gëzuar aspak nga fakti që Era do të jetë zëri zyrtar i FIFA-s. Po se ndaj kujt është kjo përgjigje, këtë akoma nuk e dimë.

Gjithsesi, presim me padurim se çfarë ka përgatitur Era për ne.