KËNGËTARJA SHQIPTARE NË PRITJE TË ËMBËL/ Zbulon ndryshimet që i kanë ndodhur në trup gjatë shtatzënisë – AlpeGossip
KËNGËTARJA SHQIPTARE NË PRITJE TË ËMBËL/ Zbulon ndryshimet që i kanë ndodhur në trup gjatë shtatzënisë

KËNGËTARJA SHQIPTARE NË PRITJE TË ËMBËL/ Zbulon ndryshimet që i kanë ndodhur në trup gjatë shtatzënisë

Vetëm para pak kohësh, këngëtarja Gjira Kajtazi, pranoi publikisht se ishte shtatzënë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

Ajo gjithashtu zbuloi se ishte në pritje të një djali, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër. Që prej asaj kohe, Gjira ka publikuar shpesh herë foto dhe nuk e ka fshehur kurrë barkun e saj të rrumbullakosur.

Ditën e sotme, ajo publikoi një tjetër foto ku tregoi edhe për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj gjatë shtatzënisë.

“Nënë + 70 e disa kg”, ka shkruajtur ajo mbi foto, duke mos i fshehur kilet e tepërta të shtatzënisë. Fotoja ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit e saj.