“TOP CHANNEL” APO “KLAN”? Renato Mekolli flet për projektet televizive (FOTO) – AlpeGossip
“TOP CHANNEL” APO “KLAN”? Renato Mekolli flet për projektet televizive (FOTO)

“TOP CHANNEL” APO “KLAN”? Renato Mekolli flet për projektet televizive (FOTO)

Vetëm pak javë më parë Renato Mekolli mbylli me sukses drejtimin e programit “Hell’s Kitchen”, që u komentua jo pak nga të gjithë ndjekësit. “Hell’s Kitchen” ishte një patentë e re që shënoi edhe shikueshmëri rekord në të gjitha javët e transmetimit në “Top Channnel”. Pas përfundimit të emisionit, në media u diskutua shumë edhe për të ardhmen e shefit të njohur të kuzhinës në televizion.

Në disa prej tyre thuhej se Renato Mekolli nuk do të ishte më pjesë e “Top Channel”, sepse po mendonte t’i bashkohej stafit të televizionit “Klan”. Por këto duket se nuk janë aspak të vërteta dhe Renato ka vendosur t’u japë fund dyshimeve. Në postimin e tij më të fundit në ‘Instagram’, ai ka treguar se do të jetë sërish pjesë e televizionit “Top Channel”.

“Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të “zhurmave” dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv ‘Klan’ për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në ‘Top Channel’. Faleminderit!”, – ka shkruar Renato. Ai ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisë edhe “Hell’s Kitchen Albania 2”, ndaj të gjithë duhet të përgatitemi për një sezon tjetër akoma dhe më të “frikshëm”.