PAS 2 VITESH/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt fotografohen së bashku (FOTO) – AlpeGossip
PAS 2 VITESH/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt fotografohen së bashku (FOTO)

PAS 2 VITESH/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt fotografohen së bashku (FOTO)

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë kthyer në dyshen më të komentuar në media. Divorci i tyre bëri shumë bujë dhe pas kësaj ata nuk kishin aspak marrëdhënie të mira.
Ish-partnerët nuk po arrinin në një konsensus për kujdestarinë e fëmijëve dhe kjo gjë e përkeqësonte situatën.
Por me sa duket pas shumë përpjekjesh ata ja kanë dalë të përmirësojnë gjendjen dhe pas 2 vitesh janë fotografuar së bashku. Së fundmi ata janë fotografuar duke dalë nga disa zyra në Los Angeles dhe pranë tyrë qëndronin edhe fëmijët.
Dyshja po mbyllnin çështjet e divorcit, megjithatë kuptohej se tani marrëdhënia është përmirësuar dhe janë duke u përpjekur që të pajtohen për hir të fëmijëve.

Thuhet se Jolie dhe Pitt kanë arritur në një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhe të dy janë të lumtur për këtë.