U PËRFOL SE I KA DHËNË FUND LIDHJES/ Blero i dedikon fjalët e romantike partneres: Do luftoj deri në fund të jetës… – AlpeGossip
U PËRFOL SE I KA DHËNË FUND LIDHJES/ Blero i dedikon fjalët e romantike partneres: Do luftoj deri në fund të jetës…

U PËRFOL SE I KA DHËNË FUND LIDHJES/ Blero i dedikon fjalët e romantike partneres: Do luftoj deri në fund të jetës…

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë romanca e tij e re, e cila duket se është me ulje dhe ngritje.

Teksa bënte dedikime për partneren e tij të re, ai i habiti fansat me një postim në “Instastory” ku linte të kuptonte se i kishte dhënë fund edhe kësaj romance.

Gjatë kësaj kohe që ishte në vëmendjen e fansave, këngëtari zgjodhi që t’a mbante të fshehtë identitetin e vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën. Madje postimet që bënte me të, ai kujdesej që mos t’ia tregonte portretin.

Asokohe u zbulua gjithashtu se partnerja e Bleros jeton në Gjermani dhe postimi i fundit i këngëtarit teksa ndodhej në aeroportin e Mynihut i bëri lëmsh të gjithë.

Teksa kishte publikuar foton, krahas saj Blero kishte bërë dhe një status të gjatë ku duket se është një dedikim për partneren, për të cilën shprehet se është gruaja që zemra e tij ka dashur gjithmonë dhe do të luftoj deri në fund të jetës për ta pasur pranë vetes.

U përfol se i ka dhënë fund lidhjes, Blero i dedikon fjalët

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që ekzistonte vërtetë. Të dua zemër”– shkroi këngëtari.