Karriera “damka e zezë” për sportistët! Si u ndanë për një “fjalë” Elita dhe Rihanna nga ish-at e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Karriera “damka e zezë” për sportistët! Si u ndanë për një “fjalë” Elita dhe Rihanna nga ish-at e tyre (FOTO)

Karriera “damka e zezë” për sportistët! Si u ndanë për një “fjalë” Elita dhe Rihanna nga ish-at e tyre (FOTO)

Ndodh shpesh që çifte të famshme të showbizit të ndahen për shkak të angazhimeve të tyre në fushat ku kanë zgjedhur të bëjnë karrierë. Disa ndahen se rriten, të tjerë ndahen se fati nuk ju ka ecur dhe aq mirë.

Thuajse 4 vite më parë, basketbollisti i Philadelphia 76ers, Joel Embiid i propozoi për një lidhje këngëtares së famshme, Rihana, por kjo e fundit e refuzoi, duke i thënë se do ta mirëpriste propozimin, kur djaloshi të bëhej pjesë e All Star, apo skuadrës së yjeve. Pas thuajse 4 vitesh, Joel u bë pjesë e All Stars dhe shkëlqeu në ndeshjen e parë që luajti. Menjëherë pas sfidës, Embiid nuk i shpëtoi ngacmimit nëse do të kthehej sërish për t’i propozuar edhe njëherë Rhi Rhi-t, pasi tashmë i plotëson kriteret.

“Tani as që kam më interes për t’iu rikthyer asaj historie. Ka plot vajza të bukura, me të cilat ia vlen të rrish, sesa të kthehesh edhe njëherë pas”, u shpreh Embiid.

Një historie dashurie mes sportistëve dhe bukurosheve të ekranit është dhe lidhja e futbollistit shqiptar Bekim Balaj me Elita Rudin.

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj i dha fund lidhjes së tij më shumë se njëvjeçare me prezantuesen e njohur Elita Rudi. Kontrata e re që bëri Balajt me skuadrën ruse Terek Gronzy ka qenë ajo që i ka dhënë fundin lidhjes së tyre.

“Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”, thonë burimet, të cilat theksojnë faktin se për shkak të regjimit që i duhet një futbollisti dhe stërvitjeve të përditshme e ka të pamundur të udhëtojë shpesh.

Edhe pse ish çifti ishte munduar që ta ruante konsolidimin e lidhjes duke e mbajtur atë jashtë vëmëndjes mediatike  por edhe duke udhëtuar distanaca të largëta për të qenë pranë njëri-tjetrit, madje flitet se 22 vjeçarja edhe kishte menduar të ardhmen me futbollistin,   por që kontrata e tij shembi gjithçka. Përgtiti AlpeNews.al