Efekti i ri i Instagramit për çdo ditë të javës, që po përdorin të famshmet (FOTO) – AlpeGossip
Efekti i ri i Instagramit për çdo ditë të javës, që po përdorin të famshmet (FOTO)

Efekti i ri i Instagramit për çdo ditë të javës, që po përdorin të famshmet (FOTO)

Të kesh shumë ndjekës në Instagram është art më vete. Të famshëm dhe blogerë përdorin risi nga më të ndryshmet për ta bërë faqen e tyre më interesante çdo ditë.

Kështu, edhe femrat e njohura në Shqipëri, përdorin truke nga më të ndryshmet për Instastory-t e tyre.

Efekti më i ri i Instagramit është të tregosh datën në foton ose videon që publikon. Lori Hoxha dhe Luana Vjollca, kanë qenë ndër të parat që e kanë provuar.

Duke qenë tepër aktive në rrjetin social, ato kanë publikuar foto dhe video me përshkrimin: “E mërkura e Luanës. Data dhe ora kur është bërë video”. Fotot e tilla tregojnë ditën e përdorueses së Instagramit, orën dhe datën e saktë kur është bërë.

Kështu, e marta e ka gjetur fashionistën shqiptare Lori, në automjetin e saj duke udhëtuar.

E mërkura e ka gjetur Luanën dhe motrën e saj Marina, në një vend me borë duke bërë ski. Motrat Vjollca janë bërë bashkë dhe ku ka më mirë sesa ta dokumentojnë këtë gjë për miliona fansat e tyre.