NUK ËSHTË HERA E PARË/ Kate Middleton dhe Princ William ndërmarrin disa angazhime në fshehtësi (FOTO) – AlpeGossip
NUK ËSHTË HERA E PARË/ Kate Middleton dhe Princ William ndërmarrin disa angazhime në fshehtësi (FOTO)

NUK ËSHTË HERA E PARË/ Kate Middleton dhe Princ William ndërmarrin disa angazhime në fshehtësi (FOTO)

Pas lajmërimit se Meghan Markle kishte marrë 4 patronazhe mbretërore nga mbretëresha, Kate Middleton dhe Princi William patën një angazhim të fshehtë.

Sipas përdorueseve të ‘Twitter’, Kate dhe William dyshohet se u takuan me Keith Mills, kryetarin e fondacionit mbretëror. Burime të tjera janë shprehur se me shumë mundësi duka dhe dukesha e Kembrixhit kanë diskutuar së bashku me Mills, për projekte qe pritet të zbulohen së shpejti.

Ndërkohë që gjithë vëmendja këtë javë ishte tek Meghan Markle dhe roli i ri që ajo do të ketë së shpejti duke u bërë nënë, duket se Princ William dhe Kate kanë organizuar këtë takim, dijeninë e të cilit e kishin shumë pak vetë.

Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore ka zgjedhur ta mbajë sa më shumë private angazhimin në fondacionet e bamirësisë. Në nëntor të 2018 u raportua se Princ William dhe Kate Middleton së bashku me Princ Harry dhe Meghan Markle, morën pjesë në një darkë private për fondacionin mbretëror.