“ËSHTË KEQKUPTIM”/ Albërie Hadërgjonaj sqaron komentin e bujshëm për Aurela Gaçen – AlpeGossip
“ËSHTË KEQKUPTIM”/ Albërie Hadërgjonaj sqaron komentin e bujshëm për Aurela Gaçen

“ËSHTË KEQKUPTIM”/ Albërie Hadërgjonaj sqaron komentin e bujshëm për Aurela Gaçen

E ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin Oxygen në “Klan Kosova” nga Besim Dina, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj tërhoqi jo pak vëmendje kur tha: “Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton!”

Por sipas këngëtares gjithçka është një keqkuptim.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo shkruan: “Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyrë se si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtarë që janë pjesëmarrës dhe propabiliteti që të fitojnë është tek ata. Në fakt kjo s’do të thotë se nuk i vlerësoj dhe i dua. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e votimit asnjëherë!’

Duke theksuar edhe njëherë respektin dhe dashamirësinë e saj për kolegen Aurela Gaçe, Hadërgjonaj shton: “Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është Artiste”.