“MU NDËRPRENË PERIODAT”/ Aktorja e “Game of Thrones” tregon problemet shëndetësore në fëmijëri – AlpeGossip
“MU NDËRPRENË PERIODAT”/ Aktorja e “Game of Thrones” tregon problemet shëndetësore në fëmijëri

“MU NDËRPRENË PERIODAT”/ Aktorja e “Game of Thrones” tregon problemet shëndetësore në fëmijëri

Sophie Turner ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Sunday Times” dhe për herë të parë ka rrëfyer gjithçka mbi fëmijërinë. Ajo u zgjodh për t’u bërë pjesë e kastit të serialit më të ndjekur të të gjitha kohrave që në moshën 13-vjeçare. Pikërisht në atë periudhë jeta e saj ndryshoi në çdo aspekt.

Vetë Sophia ka rrëfyer se për shumë kohë u fiksua me imazhin dhe kjo ndikoi në shëndetin e saj. “M’u ndërprenë periodat për 1 vit vetëm nga stresi që akumulova. Kam bërë terapi për shumë kohë që të përmirësoja shëndetin mendor. Bashkëshorti im më shpëtoi jetën”,-u shpreh ajo.
Kujtojmë se Sophia u martua me Joe Jonas pak javë më parë në një dasmë surprizë në Las Vegas.