“MË KA KËRCËNUAR SEPSE KAM KRYER…”/ Gilberta tregon publikisht ngjarjen e sikletshme – AlpeGossip
“MË KA KËRCËNUAR SEPSE KAM KRYER…”/ Gilberta tregon publikisht ngjarjen e sikletshme

“MË KA KËRCËNUAR SEPSE KAM KRYER…”/ Gilberta tregon publikisht ngjarjen e sikletshme

Gilberta e “Për’puthen +40” për një kohë të gjatë doli në takime me Ilirin, por papritur çdo gjë mes tyre u ndërpre. Madje Gilberta ka qenë shumë e prerë ndaj Ilirit këto kohë dhe nuk e ka zgjedhur më në asnjë takim.

Mirëpo sot ajo ka zbuluar se pas këtij vendimi ka pasur një arsye shumë të fortë. Gilberta zbuloi se ka marrë disa kërcënime nga një ish-konkurrent i “Për’puthen” dhe në ato momente nuk e ka pasur mbështetjen e Ilirt. Ajo tha se nga kërcënimet mund t’i cenohej dhe puna e saj si mësuese, por Iliri nuk e mbështeti dhe kështu vendosi të mos dilte më me të.

“Kam marrë kërcënime nga adresa e Naunit. Thoshte që ishte adresë false dhe kishte nxjerrë një status që kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta. Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte “shihe ç’do të bëj unë tani” dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.

Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo. Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë”, tregoi Gilberta.