5 këngë legjendare që shqiptarët i kanë kënduar historikisht gabim! (VIDEO) – AlpeGossip
5 këngë legjendare që shqiptarët i kanë kënduar historikisht gabim! (VIDEO)

5 këngë legjendare që shqiptarët i kanë kënduar historikisht gabim! (VIDEO)

Me siguri, sapo lexuat titullin në mendje ju erdhën këngët e vjetra që me aq dëshirë sa i dëgjonim edhe i këndonim. Dmth, i këndonim në mënyrën tonë sepse teksti i vërtetë ishte vite dritë larg nga ajo çfarë rimonim ne. Disa ishin ende të vegjël dhe teksti i këngës ishte gjëja e fundit që mendonin, ndërsa të tjerë sapo kishin filluar kursin e anglishtes. Tani, të gjitha fjalët perfekt s’kishim nga t’i dinim!

Por cilat janë disa prej këngëve që i kemi kënduar gjithnjë gabim në mënyrë kolektive aq shumë sa edhe sot, zgjedhim t’i qëndrojmë besnikë versionit tonë!

All That She Wants- Ace of Base

Nuk kishte si të mos e filloja me këtë super hit që të gjithë e njihnim me “O llaçi boys”. E donim kaq shumë këtë këngë dhe ndoshta versioni ynë e bënte edhe më interesante. Edhe tani që shumica janë bërë anglishtfolës me diplomë, asnjë fjalë në botë nuk e zëvendëson kënaqësinë që na jepte “o llaçi boys”. Sa të pafajshëm!

Di Laj Laj La

Kënga e famshme greke për të cilën gati një dekadë më parë çmendi gjithë shqiptarët nëpër diskoteka dhe festa famijare. Fjalët që vinin pas Di laj laj laj ishin “o lo m**i kopanai” dhe askush s’ja kishte idenë ç’po nxirrte nga goja. Në fakt tekstin e vërtetë se mësuam kurrë, por kujt i duhet për aq kohë sa kënaqemi duke e kërcyer?

To Gucci Forema- Giorgos Mazonakis

E njëjta histori ishte dhe me këngën e Giorgos Mazonakis, reperin grek. Nga të gjithë fjalët gjithçka merrnim vesh ishte ‘Gucci Forema’. Pjesën tjetër pastaj e sajonim si të na vinte, por ‘Saftoto Gucci” ishte epiqendra ku rikarikoheshim të gjithë!

I’am still Jenny From The Block- Jennifer Lopez

Nuk kishte rëndësi sa larg ishit ti dhe anglishtja. Këngët e Jennifer Lopez-it do të këndoheshin me zell të madh. Deri vonë vonë, kemi menduar se këngëtarja thoshte‘Amstel amstel Jenny From The Block, sepse kështu i pëlqente.

Bad- Michael Jackson

Michael-i thoshte ‘I am Bad’- (Jam i keq), por asokohe askush s’dinte ta përsëriste pas tij, kështu që po me të njëjtin energji e këndonim pas tij me ndryshimin e vetëm. ‘Amped amped..na na naa”. Për pakkk farë mund edhe ta kishim kënduar siç duhet. Gjithsesi, kurrë nuk është vonë!

Copyright Anabel.al