Kurrë nuk duhet t’i kryeni këto 7 veprime menjëherë pasi keni ngrënë - AlpeGossip
Kurrë nuk duhet t’i kryeni këto 7 veprime menjëherë pasi keni ngrënë

Kurrë nuk duhet t’i kryeni këto 7 veprime menjëherë pasi keni ngrënë

Mos pini cigare – Eksperimentet e kryer nga ekspertët kanë treguar që pirja e një cigareje pas vaktit barazohet me 10 cigare (rrezikshmëria e prekjes nga kanceri është më e lartë).

Mos konsumoni fruta menjëherë pas vaktit – Kur konsumoni frutat menjëherë pas vaktit, ato mbeten në stomak së bashku me ushqimin duke mos u tretur në kohë. Rekomandohet të konsumoni një frut të paktën 1 orë para ose pas vakteve. Ideale do të ishte konsumimi i saj në mëngjes me stomakun bosh, pasi mëngjesi është momenti ideal për marrë lëndët ushqyese të frutit dhe të nisni ditën me energji.

Mos konsumoni çaj – Kjo sepse gjethet e çajit kanë një përmbajtje të lartë në acid. Ky i fundit forcon proteinën e marrë nga ushqimet, duke çuar në ngurtësim të tyre dhe si pasojë në probleme me tretjen. Rekomandohet që çaji të konsumohet një orë pas vaktit.

Mos bëni dush – Dushi menjëherë pasi konsumimit të vaktit shkakton rritjen e qarkullimit të gjakut në duar, këmbë dhe trup, duke sjellë uljen e sasisë së gjakut në stomak. Kjo do të shkaktonte dobësimin e sistemit tretës.

Mos bini të flini – Ushqimi nuk do të tretet siç duhet nëse uleni të flini pas buke. Kështu keni më shumë mundësi të prekeni nga gastriti dhe infeksionet në zorrë.

Mos ecni – Të ecni sapo keni mbaruar vaktin është një ide e keqe. E ecura pas vakteve sjell refluks acid dhe mostretje të ushqimit. Rekomandohet të ecni 10 minuta një orë pas ngrënies.

“Mos e lironi rripin”– Ne mendojmë se një ushqim i mirë është ai që të fryn apo të mbush barkun. Por, nëse detyroheni të lironi rripin e pantallonave do të thotë që ju keni ngrënë më shumë nga sa duhet. Duke vepruar kështu, mundeni të ndiheni mirë për pak dhe do rinisni të hani përsëri deri në mbingopje. Prandaj, konsumoni aq sa mund të ndiheni mirë.

Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al