FOTO/ Seanca para protestës, deputetët e PS dhe LSI puthen e përqafohen miqësisht – AlpeGossip
FOTO/ Seanca para protestës, deputetët e PS dhe LSI puthen e përqafohen miqësisht

FOTO/ Seanca para protestës, deputetët e PS dhe LSI puthen e përqafohen miqësisht

Në këtë situatë, të krijohet ideja se marrëdhëniet mes eksponentëve të lartë të opozitës dhe pozitës, presupozohej se do të ishin mjaft të tensionuara.

Në fakt, një gjë e tillë nuk duket e vërtetë. Në fotot që ka sjellë paparazzi ynë, ne shohim një atmosferë shumë miqësore, madje në disa raste edhe vëllazërore, mes deputetëve dhe ministrave të pozitës dhe deputetëve të opozitës. 

Të enjtën e javës së shkuar, në oborrin e Parlamentit, në momente pushimi, ne i pamë më afër se kurrë më parë. Ndërkohë, fotoja hit është ajo ku puthen dhe përqafohen deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërkohë që kanë kuvenduar gjatë së bashku, Kodheli, Haxhinasto, Peleshi dhe Naço i LSI-së. Pra, nuk qenka aq dramatike situata, siç duan ata që ta shohim ne, njerëzit e thjeshtë.