“KËTË NUK E PRISNIM”/ Ledri sapo zbuloi se Eminem i ka kopjuar klipin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“KËTË NUK E PRISNIM”/ Ledri sapo zbuloi se Eminem i ka kopjuar klipin (FOTO+VIDEO)

“KËTË NUK E PRISNIM”/ Ledri sapo zbuloi se Eminem i ka kopjuar klipin (FOTO+VIDEO)

Si ju duket? Eminem është kthyer!

Një nga këngët më të fuqishme e më të pëlqyera të albumit “Kamikaze” është padyshim “Lycky You”. Në këtë bashkëpunim të Eminem me Joyner Lucas, vërehen aftësitë e mrekullueshme të reperëve për rima dhe shpejtësinë në rap. E kjo këngë e cila është pëlqyer shumë nga publiku, tashmë është publikuar edhe me klip e na duhet ta pranojmë që është i mirërealizuar. Shumë repera e kanë komentuar këtë rikthim të Eminem, por Ledri mesa duket ka vënë re një tjetër detaj. Ai ka publikuar një foto nga klipi i këngës dhe ka shkruar “TTZ” që do të thotë (tana të zezat), një ndër këngët e Ledrit dhe ka vendosur një emoji me dy sy.

Pra Ledri me këtë postim ka dashur të thotë që kjo është një skenë pothuajse e ngjashme me klipin e tij të “TTZ”, ku prapa reperit qëndrojnë disa persona me maskë, ashtu siç qëndrojnë këta në klipin e Eminem dhe të veshur me të zeza. Madje edhe muzika është pak e ngjashme, plus makinat e vjetra në klip.

Por me siguri është një rastësi e bukur, për të cilën Ledri duhet t’i bëhet qejfi patjetër.