Pas një vizite të shkurtër në Itali, ku u ngjit në skenën e “Musicall” në Trieste, Elhaida Dani i ka rezervuar vetes një fundjavë pushimi në bregdetin e mrekullueshëm të Shqipërisë.
Këngëtarja e njohur shqiptare është fotografuar këtë të shtunë në plazhin e bukur të Dhërmiut, në formë të shkëlqyer. Megjithatë, ata që e kanë parë të relaksuar pranë detit shprehen se Elhaida nuk ishte vetëm… por, shoqërohej edhe nga një grup xhirimi. Një videoklip i ri në horizont?
Këtë verë ajo është kthyer në Shqipëri për të realizuar disa projekte të reja. Në një intervistë të fundit, këngëtarja shqiptare ka deklaruar se do të realizojë një EP me 4 këngë të reja, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt. “Jam në studio, në promovime e regjistrime çdo ditë, është një periudhë që më pëlqen shumë”, ka thënë ajo, e me sa duket këtë fundjavë ka vendosur të bëjë pak pushim, para se t’i kthehet sërish regjistrimeve në studio.