Sulltanesha Hyrrem është një “fanse e zjarrtë” e Noizy-t/ I mëson vajzës këngët e tij (FOTO) – AlpeGossip
Sulltanesha Hyrrem është një “fanse e zjarrtë” e Noizy-t/ I mëson vajzës këngët e tij (FOTO)

Sulltanesha Hyrrem është një “fanse e zjarrtë” e Noizy-t/ I mëson vajzës këngët e tij (FOTO)

Meryem Uzerli është bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Sulltaneshës Hyrrem’ në serialin “Sulltani i Madhërishëm”. Pas këtij roli aktorja ka qenë shumë aktive dhe shpesh është bërë pjesë e mediave rozë në vendin tonë. Por duket se lidhja e saj me Shqipërinë nuk është vetëm nëpërmjet fansave. Nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instastory’ aktorja zbulon se është fanse e reperit Noizy. Teksa është në makinë me vajzën e saj, Laura të dyja dëgjojnë këngën ‘Toto”. Meryem dhe Laura shfaqen shumë të lumtura teksa kërcejnë nën ritmet e këngës.