Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke elektrizuar Operën e Bastijës e duke marrë nga shtypi vendas vlerësimet më të mëdha! Ajo e mishëron aq mirë personalizhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me Madame Butterfly, janë absolutisht të preferuarit e saj. Një triumf shpërthyes të cilin e ndau edhe me dy kolegët e skenës: Charles Castronovo dhe Ludovic Tézier.
Në formë të jashtëzakonshme edhe orchestra dhe kori i Operës nën dirizhimin e Karel Mark Chicon. Por ishte Violeta ajo që rrëmbeu më së shumti zemrat e publikut; një interpetim I shkëlqyer si fizikisht, ashtu edhe vokalisht.
Zëri i Ermonelës pershkruhet si një përzierje force dhe brishtësie që ka magjepsur të pranishmit; një interpretim që sic thotë shtypi frabncez, do t`i bente dhe gurët të qanin!!!