ÇFARË NDODHI? Fjoralba Ponari e përballoi në mënyrën më perfekte të mundshme momentin e sikletshëm në Portokalli! – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Fjoralba Ponari e përballoi në mënyrën më perfekte të mundshme momentin e sikletshëm në Portokalli!

ÇFARË NDODHI? Fjoralba Ponari e përballoi në mënyrën më perfekte të mundshme momentin e sikletshëm në Portokalli!

Siç e kërkon tradita tashmë, natën e ndërrimit të viteve, në ekranin e shumë shqiptarëve shfaqet në mënyrë akoma më të kompletuar emisioni i humorit “Portokalli” në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit.

Nata speciale e ndërrimit të viteve shoqërohet me orë të tëra provash, për t’i sjellë kështu publikut atmosferën perfekte për të shoqëruar natën festive. Puna e gjatë, përpos sketcheve humoristike dhe numrave argëtues, ka sjellë edhe “incidente” të vogla. Këtë e ka treguar vetë moderatorja, nëpërmjet një story në “Instagram”, gjatë një rubrike interaktiviteti me ndjekësit, të cilët vetë ja vunë në dukje ngjarjen e ndodhur.

Në një bisedë me ‘folloëers-at”, ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Në video na shfaqet një skenë ku, gjatë prezantimit në krahë të Salsano Rrapit. moderatorja shihet e sikletosur dhe mban me dorë fustanin që mos të hapet më shumë. Duket se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Për ta kaluar situatën me sportivitet, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

VIDEO

Kështu, nisën të qeshurat në publik për mënyrën e veçantë që Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme. Ajo duket se nuk e ka aspak problem t’i ndajë këto momente edhe në rrjetet sociale.