PËR VETËM 2 DITË 1 MILIONË KLIKIME/ Butrint Imeri feston deri në mëngjes, por shihni ç’bën Kiara (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PËR VETËM 2 DITË 1 MILIONË KLIKIME/ Butrint Imeri feston deri në mëngjes, por shihni ç’bën Kiara (FOTO+VIDEO)

PËR VETËM 2 DITË 1 MILIONË KLIKIME/ Butrint Imeri feston deri në mëngjes, por shihni ç’bën Kiara (FOTO+VIDEO)

Këtë sezon vere projektet muzikore kanë qenë të shumta në numër. Vetëm para dy ditësh këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri, publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Dream Girl”. Ky projekt muzikor nuk erdhi në trajtë solo, por si bashkëpunim me Nimon.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Butrinti, Nimo dhe producenti muzikor, BigBang. Videoklipi është përshtatur më së miri me stinën e verës.

Mesa duket, ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga fansat dhe nga publiku dhe vetëm për dy ditë ka arritur shifrën 1 milion klikime në kanalin YouTube. Për të festuar artisti shqiptar ka zgjedhur të festojë në një mënyrë të thjeshtë, siç është një lojë bilardo.

Ndërkohë që Butrint Imeri feston për suksesin e arritur, Kiara Tito vazhdon pushimet e saj për këte sezon vere dhe mesa duket nuk i është bashkëngjitur këngëtarit në lojën e bilardos.Ajo duket e lumtur duke pozuar dhe duke publikuar foto nga pushimet në profilin e saj të instagramit.

Teksa Kiara shijon pushimet , Butrinti në videon e postuar në instagram, bën të ditur se ka qëndruar zgjuar deri në orën katër të mëngjesit për të festuar në rrethin e tij shoqeror.