“NISI NGA ZERO PËR T’U BËRË INSPIRIM”/ Beatrix me urim special për ditëlindjen e Dafinës – AlpeGossip
“NISI NGA ZERO PËR T’U BËRË INSPIRIM”/ Beatrix me urim special për ditëlindjen e Dafinës

“NISI NGA ZERO PËR T’U BËRË INSPIRIM”/ Beatrix me urim special për ditëlindjen e Dafinës

Beatrix Ramosaj ka uruar publikisht Dafina Zeqirin për ditëlindje duke treguar se gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Dafina mbush 33 vjeç dhe Trixa ka publikuar një fotografi të sajën, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë të këndshme.

“Gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje fenomenale. Ambicioze, shumë punëtore, të suksesshme, të lirë dhe të fortë që nisi nga zero për t’u kthyer në inspirim dhe roli model që je sot. Të dua”, ka shkruar Beatrix. Kujtojmë që së fundmi Trixa solli këngën “Ma shumë se ti” me të dashurin e Dafinës, Dj Geek.