DON XHONI DHE MODELJA RUSE DREJT RIBASHKIMIT/ Detaji që ngriti dyshime (FOTO) – AlpeGossip
DON XHONI DHE MODELJA RUSE DREJT RIBASHKIMIT/ Detaji që ngriti dyshime (FOTO)

DON XHONI DHE MODELJA RUSE DREJT RIBASHKIMIT/ Detaji që ngriti dyshime (FOTO)

Reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey konfirmuan nëpërmjet rrjeteve sociale se lidhja e tyre kishte marrë fund. Ata ishin në qendër të vëmendjes me deklaratat e forta kundrejt njëri-tjetrit dhe së fundmi modelja ka ndezur dyshimet për një ribashkim.

Menjëherë pasi konfirmoi ndarjen, Ariana Lirey fshiu çdo postim në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej krah reperit. Por në një vështrim të bërë së fundmi në profilin e modeles, vihet re se ajo ka rikthyer foton e parë që ka publikuar me Don Xhonin, kësaj here duke mos lënë asnjë mbishkrim.

Ajo nuk ka bërë asnjë reagim tjetër, megjithatë ky veprim i fundit nga ana e saj ka ngjallur dyshimet për një “pendesë” nga ana e saj apo për një mundësi ribashkimi mes ish-çiftit.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për reperin, i cili nuk ka bërë asnjë veprim në rrjetet social kundrejt modeles, madje vihen re postime të zakonshme nga ana e tij.

Kujtojmë se dyshja bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin ku modelja zbuloi dhe arsyen e vërtetë të ndarjes ku sipas saj ishte se reperi ‘fokusohej më shumë tek makinat dhe femra të tjera por jo për të pasur një familje’.

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”– shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer. Direkt pas kësaj modelja shtoi: “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”

Mirëpo më tej erdhi dhe reagimi i reperit i cili duket se i ka vënë pikat mbi “i” duke vulosur kështu ndarjen e tyre.

Artisti u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Këngëtari tregoi se çdo gjë e ka një fund dhe e” këshilloi” modelen të mos sillej në këtë mënyrë pasi nuk është e tillë.

“Kam një respekt shumë të madh për ty. Ishte pjesë e jetës time dhe një periudhë që nuk do ta harroj kurrë por çdo gjë e ka një fund! Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë!”- shkroi Don Xhoni.

Gjithashtu shtoi se nuk duhet të bëjë drama apo të luajë viktimën në Instagram pasi marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

“Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Boluchka”- përfundoi ai.

Direkt pas kësaj ka ardhur dhe një reagim tjetër i ish-partneres së tij e cila duket se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e reperit. Sipas saj këngëtari ka dashurinë e të gjithëve dhe prandaj ka reaguar në këtë mënyrë. Ajo shtoi se Don Xhoni bën muzikë të mirë por ‘fytyra e tij e vërtetë do të dalë përsëri’. Më pas modelja përfundoi duke e falënderuar reperin për gjithçka.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.