SI ASNJËHERË MË PARË/ Almeda Abazi duke kënduar këngë popullore (VIDEO) – AlpeGossip
SI ASNJËHERË MË PARË/ Almeda Abazi duke kënduar këngë popullore (VIDEO)

SI ASNJËHERË MË PARË/ Almeda Abazi duke kënduar këngë popullore (VIDEO)

Prej vitesh jeton në Turqi por Almeda Abazi ka treguar se është shumë e lidhur me vendin dhe kulturën shqipatre. Sidomos me këngët popullore.

Modelja ka postuar së fundmi në Instagram një video ku shihet duke kënduar një këngë popullore nga Shqipëria e mesme. Almeda shihet në makinë duke udhëtuar e duket se ka zgjedhur që rrugën ta kalojë me këngë shqiptare. “Tirona”- ka shkruar ajo duke përshëndetur ndjekësit shqiptarë.

Kjo nuk është hera e parë që Almeda poston video të tilla. Madje edhe në dasmën madhështore që bëri në Beverly Hills ka kërcyer me Tolgahanin valle popullore shqiptare dhe videoja u bë virale asokohe.

VIDEO

Pak ditë më parë ajo postoi në rrjetet sociale një video të të birit Efehan teksa ai fliste shqip. Bukuroshja shqiptare ka kaluar fundjavën me fëmijët e saj në park dhe ka shfrytëzuar rastin të ndajë me të gjithë ndjekësit disa video të ëmbla. “Kush jam unë, Efe?”- e pyeste modelja të birin i cili i thotë: “Mami”. Më pas ajo i drejtohet: “Të dua shumë!”, teksa Efe përsërit pas saj. Kjo është një nga videot shumë të rralla të Efes në gjuhën shqipe.

Almeda jeton prej vitesh në Turqi ku ka krijuar familjen me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Përveç fëmijëve, Almeda përpiqet t’i mësojë edhe partnerit, traditat e gjuhën tonë. Madje shpesh Tolgahan shkruan në gjuhën shqipe në rrjetet sociale, duke treguar se ka përparuar goxha falë ndihmës së Almedës.

Çifti e ka vizituar shpesh vendin tonë dhe jo më larg se verën e kaluar ata zgjodhën jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre të pushimeve. Dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.