“MË FAL ALBAN…”/ Ja për kë votoi Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
“MË FAL ALBAN…”/ Ja për kë votoi Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike”

“MË FAL ALBAN…”/ Ja për kë votoi Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike”

Ditën e sotme, në “E diela shqiptare” iu dedikua një rubrikë posaçërisht për finalistët e “Kënga Magjike”, ku u diskutua për prapaskenat e kompeticionit dhe pakënaqësitë që artistët mund të kenë pasur.

Ndër të tjera, producenti i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea ka treguar cilën këngë votoi në festival dhe jo nuk ishte kënga fituese e Albanit.

Ai rrëfeu se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.

“Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festivala pavarësisht se si erdhi. Thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhes ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty”, tha Arditi.

Kujtojmë se Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të rrëmbente çmimin e madh të “Kënga Magjike”. Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndërsa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.