Stilisti i Beyonce dhe motrave Kardashian ka nxjerrë në treg një linjë super të përballueshme – AlpeGossip
Stilisti i Beyonce dhe motrave Kardashian ka nxjerrë në treg një linjë super të përballueshme

Stilisti i Beyonce dhe motrave Kardashian ka nxjerrë në treg një linjë super të përballueshme

Për vite me radhë kemi parë Beyonce, motrat Kardashian, Cardi B e shumë të famshme të tjera të vishen nga duart e LaQuan Smith me veshje super seksi.

Dhe gjithmonë kemi ëndërruar sikur të vishnim dhe ne një veshje të stiluar prej tij, por çmimet marramendëse na kanë zbritur me këmbë në tokë. Por tani duket se ka ardhur momenti që ëndrra të bëhet realitet pasi LaQuan Smith ka menduar edhe për ne.

 

Në bashkëpunim me firmën e njohur të veshjeve “Asos” ai ka nxjerrë në treg linjën e re të veshjeve me çmime të përballueshme për të gjitha shtresat e popullsisë.

Koleksioni është i mbushur me gjithçka mund të kemi nevojë këtë sezon dhe përfshihen veshje plot stil për gratë dhe burrat.

Në dizenjot e prezantuara mbizotërojnë veshjet me vinyl plot shkëlqim, me vija me xixa, printe kamuflazh, printe leopardi dhe veshjet me gurë.

Veç stilit dhe dizenjove fantastike, në sy bien edhe përmasat që ai ka zgjedhur të sjellë që shkojnë deri në numrin 28 për femrat dhe 6XL për meshkujt, ndërsa çmimet variojnë nga 35 – 316 dollarë.

-Pantallonat me print kamuflazh 130 dollarë

 

-Fustani me print kamuflazh 15o dollarë

 

-Fustani vinyl 130 dollarë

Kujtojmë që për LaQuan Smith ka sfiluar edhe modelja e njohur shqiptare që prej disa kohësh jeton në Amerikë, Adrola Dushi.